image Lille shpallet kampione e Ligue 1, pas fitores ndaj Angers

Futboll

Lille shpallet kampione e Ligue 1, pas fitores ndaj Angers

news image

Lille është kampioni i Francës për edicionin 2020/21, transmeton Sinjali Sport.

Me fitoren në udhëtim te Angers me rezultat 1 – 2, Lille është kampion për këtë edicion.

Jonathan David (10’) dhe Burak Yilmaz (45+1’) realizuan për mysafirët, derisa golin e nderit për Angers e shënoi Fulgini në fundin e ndeshjes (90+2).

Me këtë fitore, Lille është kampion me 83 pikë duke e ndaluar dominimin e PSG që u rendit e dyta me 82 sosh.

Ky është titulli i katërt në histori të skuadrës në Ligue 1. /Gazeta Sinjali Sporti/