image Lille nuk lëshon “pe”, lufta për titull në Francë ndër më të zjarrtat në Evropë

Futboll

Lille nuk lëshon “pe”, lufta për titull në Francë ndër më të zjarrtat në Evropë

news image

Me fitore e Lille 2-0 ndaj Nice kanë përfunduar ndeshjet e ditës në Ligue 1, transmeton Sinjali Sport.

Një nga skuadrat që ka bërë befasinë në Evropë është ekipi i Lille, e cila po vazhdon ecurinë e hatashme duke e arritur fitoren e radhës në elitën e futbollit francez.

Dy futbollistët turk Burak Yilmaz dhe Zeki Celik ia sjellën fitoren e radhës skuadrës së tyre.

Me këtë fitore Lille grumbullon 76 pikë në pozitën e parë, një më shumë se kampioni në fuqi PSG.

Në anën tjetër Nice gjendet në vendin e nëntë me 46 pikë edhe pas kësaj disfate./Gazeta Sinjali Sporti/