Me fitore e Lille 2-0 ndaj Nice kanë përfunduar ndeshjet e ditës në Ligue 1, transmeton Sinjali Sport.
Një nga skuadrat që ka bërë befasinë në Evropë është ekipi i Lille, e cila po vazhdon ecurinë e hatashme duke e arritur fitoren e radhës në elitën e futbollit francez.
Dy futbollistët turk Burak Yilmaz dhe Zeki Celik ia sjellën fitoren e radhës skuadrës së tyre.
Me këtë fitore Lille grumbullon 76 pikë në pozitën e parë, një më shumë se kampioni në fuqi PSG.
Në anën tjetër Nice gjendet në vendin e nëntë me 46 pikë edhe pas kësaj disfate./Gazeta Sinjali Sporti/