image Kjo është lidhja e familjeve që nisën konfliktin e armatosur

Kosovë

Tragjike/ Kjo është lidhja e familjeve që nisën konfliktin e armatosur

news image

Dy familje kanë tronditur Prishtinën, pasi rreth orës 16:00 nisën një konflikt të armatosur.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i vdekur ka mbetur Bashkim Mehmeti, ndërkaq të plagosur janë tre të tjerë, përfshirë edhe Fadil Rafunën, që është në gjendje tejet të rëndë.

Naim dhe Miftar Mehmeti, babë e djalë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se familja Rafuna dhe Mehmeti janë fqinj të parë.

Dyshohet se motivi i konfliktit është një çështje pronësore. /Sinjali