image Liderja e LSI-së: Sjellja e Ramës ndaj Kosovës, qartësisht antishqiptare

Rajon

Rajoni/ Liderja e LSI-së: Sjellja e Ramës ndaj Kosovës, qartësisht antishqiptare

news image

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se sjellja e kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, ndaj Kosovës “është qartësisht antishqiptare”.

“Nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar, nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja”, tha liderja e LSI-së, raportojnë mediat në Shqipëri.

“Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jotransparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Minishengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës”, përfundoi Kryemadhi./Gazeta Sinjali/