image Lideri i partisë së Merkelit dhe lidhja e tij me Kosovën

Evropë

Lideri i partisë së Merkelit dhe lidhja e tij me Kosovën

news image

Të shtunën, Armin Laschet është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore Gjermane (CDU), partisë së kancelares Angela Merkel.

Ai është i njohur për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Laschet kishte thënë se turqit po e pushtojnë Gjermaninë me natalitet të lartë si serbët Kosovën.

Historia e Kosovës është pak më e ndërlikuar. Kjo çfarë thotë Sarrazi, është mendësia e diktatorit Millosheviq, i cili kështu e ka arsyetuar politikën e tij agresive serbomadhe. Konflikti i Kosovës nuk ka shpërthyer për shkak të natalitetit, por buron nga fjalimi i Millosheviqit në Fushë-Kosovë më 1989. Me atë fjalim ai e mbuloi Ballkanin me luftë e dëbime”.

Po ashtu, Laschet e kishte mbrojtur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Në konfliktin e Kosovës Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka qenë i aftë për të marrë vendim dhe megjithatë është vepruar”, kishte thënë ai.

Laschet e ka dekoruar qytetarin Harald Meurer për themelimin e një organizate, e cila më 1999 ka tubuar para për viktimat e luftës në Kosovë.

/GazetaSinjali/