image Indi/ Pasi ofendoi profetin Muhamed u suspendua nga partia, tash ka punë me Policinë
[wp-story id="814678"]

Botë

Indi/ Pasi ofendoi profetin Muhamed u suspendua nga partia, tash ka punë me Policinë

news image

Zëdhënësja e Partisë Nacionaliste Hindu, Nupur Sharma, kishte bërë komente nënçmuese ndaj profetit Muhamed, ajo u suspendua nga partia e saj e cila e ka pushtetin në Indi. Por tash do të ketë punë edhe me policinë.

Policia e Nju Delhi ka deklaruar se kanë paraqitur ankesë kundër zëdhënëses së suspenduar. Ajo ngarkohet me akuzën që ka krijuar përçarje në mesin e popullit, raporton Al Jazeera.

Përveç protestave të komunitetit mysliman në Indi, komentet e Sharmas kanë shkaktuar edhe probleme diplomatike për Indinë.

Një numër shtetesh me shumicë myslimanë i çuan notë proteste Indisë, duke shprehur kështu pakënaqësi për komentet kontraverse.

/GazetaSinjali/