image PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme për ta zbuluar një ‘skandal’ flagrant të pushtetit - Sinjali

PSD thërret konferencë të jashtëzakonshme për ta zbuluar një ‘skandal’ flagrant të pushtetit

news image

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme që do të mbahet nesër në selinë e saj.

Në njoftimin e shkurtër thuhet se kryetari i partisë Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj, do të paraqesin para mediave një rast të përdorimit politik të policisë nga ana e partisë në pushtet.

PSD e vlerësoi këtë rast si flagrant.

I ftojmë të gjitha mediat që nesër në ora 11:00, në zyrat e PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr 68), të marrin pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë Dren Kukaj do të paraqesin para publikut një rast flagrant të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: