image Basha i VV-së i thotë PDK-së: Kurrë diell me sy nuk keni me pa

Politikë

Basha i VV-së i thotë PDK-së: Kurrë diell me sy nuk keni me pa

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të PDK-së për themelimin e qeverisë në hije, një format opozitarizmi që ishte praktikuar edhe më herët nga partia.

Basha ka ironizuar ndaj kësaj përpjekjeje të PDK-së, duke thënë se “kurrë diell me sy s’keni me pa!”.

“PDK e paska përgatit një qeveri nën hije! Ani, veç banu gati me i ble do nxemje se paski m’u mërdhi për nja 8 vjet. Kurrë diellë me sy s’keni me pa!”, ka shkruar Basha në një postim në Facebook.

Basha ka vazhduar tutje duke thënë se: “Apet nuk o keq, paramendo me pas ba qeveri nën diell, ishin sos, lëkura n’tokë iu kish ra tu pritë!”.

Gjatë ditës së djeshme, me unanimitet të plotë, Këshilli Drejtues i PDK-së ka miratuar Rregulloren për funksionimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë.

/GazetaSinjali/