Njëqind milionë biseda për tu transkriptuar. Marrëveshje ekonomike, strategji ushtarake, një sfond mafioz, balanca për tu krijuar. Drogë, shumë drogë, armë dhe para për t’u zhvendosur nga një llogari rrjedhëse në tjetrën, kupona për kompani financiare fiktive të krijuara vetëm si lavatriçe për pastrimin e parave të pista.
Njëqind milionë biseda në qendër të punës së një grupi magjistratësh të DDA të Napolit, të cilët kanë një detyrë që nuk është aspak dytësore, të rindërtojnë rrugët e trafikut të drogës, të bllokojnë burimin kryesor të furnizimit ekonomik për klanet napolitane dhe jo vetëm, në një skenar hetimor kryesisht të paprecedentë.
Asnjëherë më parë një zyrë hetimore nuk ka pasur një burim të tillë (por edhe një sasi kaq të madhe pune) në luftën kundër krimit të organizuar.
Por nga vijnë këto qindra miliona biseda?
Fillon me një raport nga autoriteti gjyqësor francez, i cili u dërgua në Romë për kompetencë dhe i cili synon të ketë informacione të zyrave të ndryshme të rretheve italiane.
Të paktën njëzet prokurorë publikë kanë marrë materialin e renditur nga Roma, në një skenar hetimor aktualisht të paparashikueshëm.
Ky është material i marrë nga përgjimet e bisedave të zhvilluara në kanalet Sky, domethënë kriptofona të cilësuara si të papërgjueshme, të krijuara për të shmangur çdo lloj tentative kapjeje nga autoritetet gjyqësore.
Një material që mbështetet pothuajse ekskluzivisht në fenomenin e trafikut të drogës, më shumë se gjysma e bisedave që mbërrijnë në Napoli kanë të bëjnë me rolin dhe aktivitetet e supozuara të paligjshme të Raffaele Imperiale njeriu që kishte blerë dy piktura të Van Gogh -ut të vjedhura nga muzeu i Amsterdamit.
Një personazh i cili aktualisht ndodhet në një burg italian, pas një qëndrimi të gjatë në Dubai, dhe është në qendër të kontrolleve hetimore pikërisht për trafik të dyshuar droge.
Bisedat mund të përfaqësojnë një pikënisje për të treguar librin e zi të drogës dhe pastrimit të parave, dy shtyllat e ekonomisë kriminale në një pjesë të Italisë jugore.
Ka marrëdhënie me shqiptarët, por edhe shtrirje në trekëndëshin Napoli-Dubai- kryeqytetet evropiane (kryesisht Amsterdamin, ku Imperiale kishte ndërtuar perandorinë e vet ekonomike, përpara se të shpërngulej në Emiratet.)
Por cilat janë bisedat që po shqyrtohen tani nga Prokuroria e Napolit?
Në karta ka degëzime të bandave shqiptare dhe karteleve kryesore ndërkombëtare. Emra profesionistësh të krimit, por edhe ndërmjetësve të padyshimtë, të cilët janë të bindur se po shkëmbejnë informacione me mesazhe që janë të pamundura për t’u përgjuar, të mbrojtur nga “nofka” të dedikuara dhe një “kod identifikimi alfanumerik”, në mënyrë të tillë që të mund të ruajnë gjeneralitetet e përdoruesit të vërtetë të llogarisë.
Për të gjurmuar “nofkën” tek bashkëbiseduesi i vërtetë i bisedës, janë analizuar të dhënat personale që përmbajnë bisedat, si ditëlindjet, fotot e vendndodhjeve apo të njëjtat subjekte të përfshira në aktivitet ilegale, apo edhe njohja e zërit duke dëgjuar mesazhe lokale.
Materiali hetimor shqyrtohet nga disa grupe pune. Gjithçka do të jetë në tryezën e Prokurorit Kombëtar Antimafia, Giovanni Melillo.