image Liberalizimi i vizave për Kosovën, Tuhina: S'do të ketë lëvizje të lirë para nëntorit të vitit 2023

Politikë

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Tuhina: S’do të ketë lëvizje të lirë para nëntorit të vitit 2023

news image

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka dhënë detajet e fundit pas raportimeve se presidenca çeke ka zbatuar kushtëzimin e Francës në lidhje me vizat për Kosovën.

Tuhina ka bërë të ditur se nëse formulimi i hartuar dhe ndryshuar nga Çekia miratohet, atëherë kosovarët nuk mund të lëvizin lirshëm para nëntorit të vitit 2023.

Megjithatë, një vendim procedural edhe mund të merret tash.

“Ajo që është raportuar ka të bëj me pranimin e kërkesës së Francës që vizat të lidhen me ETIAS. Marrë parasysh që ETIAS pritet të nis në funksionim në fillim të vitit 2023, e pritet të bëhet funksional në fund të vitit 2023, e nëse ky formulim miratohet, atëherë mbase edhe mund t’i bie që procedura e vendimmarrja të bëhet gjatë këtij viti, e zbatimi të bëhet me ETIAS-in. Momenti më i hershëm për lëvizje të lirë është në nëntor të vitit 2023”, ka thënë Tuhina.

“Grupi punues për viza mban takim më 9-10 nëntor, dhe do të jetë ky moment kur të shihet disponimi se në çfarë drejtimi do të shkojë kjo procedurë. Nëse presidenca çeke i ka përfshirë kërkesat e Francës, nëse teksti merr pëlqim, atëherë do të shkojë në procedurat e vendimmarrjes. Kjo nuk do të thotë gëzim i menjëhershëm i lirisë së lëvizjes, por ka lidhje me ETIAS-in që i bie se nuk mund të zbatohet para nëntorit të vitit 2023”, ka thënë Tuhina.

/GazetaSinjali/