image Lewandowski mbetet i sigurt për lëvizjen e Barçës

Futboll

Lewandowski mbetet i sigurt për lëvizjen e Barçës

news image

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, mbetet i bindur se mund të sigurojë një lëvizje te Barcelona këtë verë, raporton SkySports, përcjell Sinjali Sport.

Barcelona bëri një ofertë zyrtare muajin e kaluar – por ende nuk ka marrë përgjigje nga Bayern.

Lewandowski ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me Bayern. Javën e kaluar, ai tha: “Historia ime me Bayernin ka përfunduar”.

Pas tetë sezonesh në Bayern, Lewandowski dëshiron të testojë veten në një ligë të re dhe beson se klubi do të “bëjë gjënë e duhur” dhe nuk do të qëndrojë në rrugën e tij.

Nga ana e tyre, Bayern do të dëshirojë një zëvendësues përpara se të lejojë Lewandowski të largohet.

/GazetaSinjaliSport/