PSG mund të përballet me sanksione të mëdha në rast se Kylian Mbappe mbetet pjesë e klubit edhe për një sezon dhe klubi parisien vendos ta përjashtojë atë nga grupi.
Prestigjiozja franceze “L’Equipe” raporton se pas 1 shtatorit, Kylian Mbappé do të ketë mundësinë të padisë PSG-në nëse mbetet i përjashtuar nga grupi.
Si rrjedhojë e kësaj, klubi më pas mund të ekspozohet ndaj disa sanksioneve të tilla si një shkelje e kontratës për fajin e punëdhënësit, përcjell Sinjali Sporti.
Kujtojmë që PSG ka pranuar ofertën 300 milionëshe nga Al Nassr për Mbappen, siç kanë bërë të ditur mediat britanike.
Megjithatë klubi saudit ende nuk ka pasur komunikime me lojtarin dhe nuk dihet nëse lojtari do të pranonte një lëvizje të tillë, qoftë edhe për një sezon – ashtu edhe siç thuhet të jetë në kontratë – për të kaluar më pas në verën e vitit 2024 si transferim i lirë në Real Madrid.