image Lëndohet rëndë një punëtor në Fushë Kosovë, arrestohet pronari i firmës dhe mbikëqyrësi

Siguri

Lëndohet rëndë një punëtor në Fushë Kosovë, arrestohet pronari i firmës dhe mbikëqyrësi

news image

Dje në fshatin Bresje të Fushë Kosovës një person është lënduar rëndë në vendin e punës, me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se sipas mjekut në QKUK gjendja e punëtorit është e rëndë.

Lidhur me këtë rast, të njëjtat burime njoftojnë se është arrestuar pronari, si dhe mbikëqyrësi i firmës ku punonte viktima.

/GazetaSinjali/