Një inspektor komunal ka pësuar lëndime të rënda trupore dje në rrugën ‘Lidhja e Lezhës’ në Vushtrri. Ai është goditur me furgon nga një qytetar, pasi ky i fundit ka refuzuar të ndalet sa po punonte si taksi ilegal, raporton Gazeta Sinjali.
Inspektori komunal është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“I njëjti nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar për tu ndalur dhe ka goditur njërin nga zyrtaret gjatë ikjes, Zyrtari i inspektimit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, njofton policia përmes raportit 24-orësh, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/