image Lëndohet një punëtor në vendin e tij të punës në Prishtinë, lajmërohet ndihma e shpejtë

Siguri

Lëndohet një punëtor në vendin e tij të punës në Prishtinë, lajmërohet ndihma e shpejtë

news image

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës sot në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin është lajmëruar ndihma e shpejtë dhe Inspektorati i Punës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, teksa ka thënë se ende nuk dihet nëse punëtori ka rënë nga lartësia apo është lënduar në ndonjë mënyrë tjetër.

“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10, policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në  rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë dhe inspektorët e punës. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet e tjera”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/