Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të punës dhe me nivel të ulët të sigurisë, si pasojë e të cilave shkaktohen incidente të shpeshta gjatë punës së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Sinjali mëson se një punëtor është lënduar gjatë punës në një objekt në këtë zonë, rreth orës 14:00.
Për shkak të lëndimve që ka pësuar, ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës, është iniciuar një rast për veprat, ‘Lëndim trupor’, ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe ‘Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë dhe inspektorët e punës janë duke e trajtuar rastin”, tha ajo/GazetaSinjali/