image Lëndohet një person si pasojë e aksidentit mes dy veturave në Ferizaj

Siguri

Lëndohet një person si pasojë e aksidentit mes dy veturave në Ferizaj

news image

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes dy veturave në Ferizaj pasditen e së dielës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e bëri të ditur Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

“Sot, në ora 17:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”, tha ai.

Ndërsa, shton se rasti është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve te Aksidenteve.

/GazetaSinjali/