Dje në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, një person përderisa ishte në vendin e tij të punës, ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Një kolegë i viktimës ka thënë për Gazetën Sinjali se derisa viktima ishte duke punuar ka rënë në skele, i njëjti ka rënë dhe ka pësuar lëndime trupore, ku pastaj është dërguar për trajtim mjekësor.
Të njëjtat burime për Gazetën Sinjali bëjnë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Gazeta Sinjali ka mësuar se njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.