image Banorët e një fshati në Podujevë të rrezikuar nga ura e dëmtuar (PAMJE) - Sinjali

Banorët e një fshati në Podujevë të rrezikuar nga ura e dëmtuar (PAMJE)

news image

Në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës, është dëmtuar një urë, si pasojë e ngasjes së automjeteve të rënda mbi të.

Në pamjet e shpërndara në rrjetin social Facebook, faqja e këtij fshati, thonë se fëmijët nuk kanë se si të shkojnë në shkollë, përderisa gjendja e urës vazhdon të jetë kësisoj.

“Eshte papergjegjesi totale e personave qe kane ngasur keto mjete pune qe ne nje ure te vjeter e me fortesi te vogel te kalojne me gjithe keto pesha te renda.Kush e vuan gjithe kete situate, padyshim qe banoret e lagjes dhe ne veçanti femijet qe sot nuk e dime se si do te shkojne ne shkolle”, thuhet në postimin e tyre.

May be an image of outdoors

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: