image Ariu shfaqet në një fshat të Prizrenit

Kosovë

Ariu shfaqet në një fshat të Prizrenit

news image

Një ari është shfaqur në fshatin Manastiricë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara nga një televizion lokal në Prizren, ky ari shihet duke dalë nga një vend malor dhe duke lëvizur rrugës pastaj,

Të tilla raste kur ariu zbret në zona të banuara nuk janë të rralla. Qytetarët e Prizrenit edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë të shqetësuar nga një ari, i cili kohë pas kohe ka “vizituar” banorët e fshatit Pousko ku edhe u ka bërë dëme të shumta materiale.

/Gazeta Sinjali/