image Një person kërcënohet me armë nga tre persona në Kamenicë

Siguri

Një person kërcënohet me armë nga tre persona në Kamenicë

news image

Në fshatin Srezoc të Kamenicës janë shoqëruar në polici tre persona pasi që të njëjtit kanë kërcënuar me armë zjarri një person, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se te i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 18 fishek (me leje) dhe një thikë.

Gjithashtu është bërë e ditur se ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/