image Lëndohet mbrojtësi i Kosovës

Futboll

Sport/ Lëndohet mbrojtësi i Kosovës

news image

Reprezentuesi i Kosovës Mirlind Kryeziu, është lënduar në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar me skuadrën e tij FC Zurich.

Qendërmbrojtësi ka pësuar lëndim muskulor në ndeshjen që u zhvillua më 20 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi zviceran përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas këtij postimi Kryeziu do të mungojë disa javë.

“Ne i dëshirojmë Mirlindit shërim të shpejtë”, shkruan ndër të tjera FC Zurich.

https://www.facebook.com/fcz.ch/photos/a.163027873760761/2697536546976535/?type=3&theater

Kujtojmë se Mirlind Kryeziu ka qenë i ftuar në ndeshjet e fundit të Kosovës nga Bernard Challandes, por që ende nuk ka debutuar.