image Lëndohen tre punëtorë në një fabrikë në Milloshevë, dërgohen me ndihmë të shpejtë në QKUK

Siguri

Lëndohen tre punëtorë në një fabrikë në Milloshevë, dërgohen me ndihmë të shpejtë në QKUK

news image

Sot në mëngjes në fshatin Milloshevë, tre persona janë lënduar derisa ishin duke punuar në fabrikën “Insta Built”.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se të lënduarit janë dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa tash pritet të dalin edhe inspektori i punës dhe prokurori i shtetit.

Sinjali mëson se të lënduarit janë nga Prishtina, Mitrovica dhe Drenasi.

Pak më parë Sinjali raportoi për një rast të ngjashëm që ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person e ka këputur gishtin në vendin e tij të punës.

/GazetaSinjali/