image Lëndohen pesë persona në aksidentin e trefishtë afër Gjilanit

Siguri

Lëndohen pesë persona në aksidentin e trefishtë afër Gjilanit

news image

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Tri vetura u përfshinë në aksidentin zingjiror që ndodhi rreth orës 18:35.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili deklaroi se pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.10.2022 rreth 18:35 në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira janë tri vetura. Me këtë rast, lëndime të lehta trupore kane pësuar pesë persona, ku pasi kanë marrë ndihmë në emergjencën rajonale të Gjilanit, janë liruar në shtëpi. Me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës, njësiti i Trafikut rajonal” deklaroi Hashani.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.

/GazetaSinjali/