image Lëndimi i Muriqit me Kosovën, FIFA mund ta dëmshpërblejë Mallorcan

Futboll

Lëndimi i Muriqit me Kosovën, FIFA mund ta dëmshpërblejë Mallorcan

news image

Vedat Muriqi në njëfarë forme detyroi skuadrën e tij Mallorca që ta shtyjë ndeshjen në La Liga, për shkak të thirrjes që mori nga Kombëtarja e Kosovës për takimin ndaj Izraelit, pasi duelet përkonin në të njëjtën ditë.

Por, Mallorca tani nuk do ta ketë në dispozicion Muriqin për një kohë, pasi ky i fundit u lëndua pikërisht ndaj Izraelit, shkruan Mundodeportivo.

Reprezentuesi i Kosovës është dashur të largohet pas 65 minutave për shkak të një lëndimi. Edhe pse raporti mjekësor i klubit nuk e specifikon kohëzgjatjen e kohës që ai do të jetë jashtë, thuhet se do të jetë nga katër deri në gjashtë javë.

Megjithëse, çdo gjë që përfshin më shumë se 28 ditë pasivitet nga lëndimi do të nënkuptojë se Mallorca do të duhet të kompensohet nga FIFA brenda programit të mbrojtjes së klubit të FIFA-s për transferimin e lojtarëve në ekipet e tyre kombëtare dhe i cili sapo u rinovua korrikun e kaluar për tre vjet, deri më 31 dhjetor 2026.

Një program që tani do të festojë 10 vjet që kur FIFA e vuri në praktikë për herë të parë gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil .

Sipas këtij programi, dhe siç përcaktohet nga FIFA, “klubet do të kompensohen deri në një masë nëse futbollistët e tyre profesionistë pësojnë lëndime  gjatë lojës me ekipet përfaqësuese  në ndeshjet e luajtura në datat që figurojnë në kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve për periudhën deri më 31 dhjetor 2026”.

Programi përfshin kompensimin, në bazë të pagës fikse të lojtarit, të klubeve të futbollit në rast se futbollistët që marrin pjesë në ndeshjet ndërkombëtare me vendin e tyre lëndohen dhe që “zgjat më shumë se 28 ditë radhazi, si pasojë e lëndimeve trupore të shkaktuara gjatë kohës të ndeshjeve”.

Çdo gjë që përfshin më shumë se 28 ditë pasivitet do të nënkuptojë pagesën e këtij kompensimi për të gjithë kohën që ai është në trajtim mjekësor.

/GazetaSinjaliSport/