Lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të Shqipërisë.
Tërmeti me magnitudë 3.6 është shënuar në orën 04:23 të ditës së sotme dhe epiqendra është regjistruar rreth 17 km larg Çorovodës dhe 33 km larg Korcës.
Nuk raportohet për dëme materiale. /Gazeta Sinjali