Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se partia e tij nuk përkrah opsionin e zgjedhjeve të reja, por as ndonjë Qeveri teknike.
Lekaj ka thënë se Albin Kurti po bën videolojra me qytetarët e nuk po diskuton si duhet me partnerin që dëshiron të qeverisë.
“Edhe caktimi i ministrave pa u konsultuar me LDK-në më ka çuditur”, tha ai.
Ai ka thënë se lutet që të ndodh një koalicion LVV-LDK, por sipas tij nëse kjo nuk ndodh duhet të bëhet një zgjidhje subjektet politike duhet të ulen të gjejnë zgjidhje apo të shkojnë në zgjedhje për të mos dëmtuar më tej Kosovën.
Lekaj ka thënë se për të dalë nga kriza ku është Kosova, Haradinaj është i gatshëm të bisedojë me LDK-në, por asnjëherë me Kurtin, pasi, sipas tij “ai i ka mashtruar qytetarët”.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se janë kundër një qeverie teknike në kushtet kur tashmë parlamenti ekziston dhe sipas tij duhet t’u jepen përparësi koalicioneve të mundshme. /Gazeta Sinjali/