Një duel tejet interesant u luajt në kuadër të Ligës së Kampionëve.
PSG barazoi si mysafirë me Leipzigun me rezultat 2-2.
Nkunku dhe Szoboszlai shënuan për vendasit, ndërsa Wijnaldum i realizoi golat për francezët.
Parisienët momentalisht kanë zbritur në pozitën e dytë në grupin A me tetë pikë, ndërsa Leipzig ndodhet e fundit me një pikë.
Gjiganti francez në këtë duel luajti pa Leo Messin që mungon shkaku i lëndimit. /Gazeta Sinjali Sporti/