image Leicester City mposht Chelsean në finale të kupës

Futboll

Leicester City mposht Chelsean në finale të kupës

news image

Chelsea u përball me skuadrën e Leicester Cityt në finale të Kupës FA shkruan Sinjali Sport.

Leicester City fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj “bluve”.

Youri Tielemans realizoi golin e vetëm në ndeshje e që i ndezi fansat e Leicesterit duke i ngritur të gjithë në këmbë.

Për Leicesterin, kjo ishte hera e parë që arritën në finale dhe me këtë triumf e rishkruan historinë e klubit, pas atij sezoni kur e fituan Premierligën.

Ky nuk do të jetë takimi i fundit mes këtyre skuadrave për këtë edicion, pasi që në ligë do të ballafaqohen në ndeshjen e ardhshme, ku do të përballen për pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/