image Arsenali nderon Zinchenkon, i dhuron shiritin e kapitenit në përvjetorin e konfliktit në Ukrainë

Futboll

Arsenali nderon Zinchenkon, i dhuron shiritin e kapitenit në përvjetorin e konfliktit në Ukrainë

news image

Arsenali do ta vizitojë sot skuadrën e Leicesterit, në ndeshjen e xhiros së 24-të në Premier League.

Teksa ndeshja fillon nga ora 16:00, tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Ndërkohë, Martin Odegaard nuk do të jetë kapiten i ndeshjes së sotme, pasi klubi londinez ka vendosur që në këtë ndeshje, shiritin t’ia japë mbrojtësit ukrainas, Oleksandr Zinchenkos.

Zinchenko do të jetë kapiten i Arsenalit kundër Leicester Cityt sot, si një shenjë respekti dhe dashurie në përvjetorin e parë të konfliktit në Ukrainë, thuhet në një njoftim.

Londinezët shpresojnë në një fitore sot, për të vazhduar lidershipin në tabelë dhe luftën për titull.

/GazetaSinjaliSport/