image Formacionet zyrtare, Leicester City - Arsenal

Futboll

Formacionet zyrtare, Leicester City – Arsenal

news image

Arsenali do ta vizitojë sot skuadrën e Leicester Cityt, në duelin e xhiros së 24-të të Premier League.

‘Topçinjtë’ i dhanë fund një mini-krize prej tre ndeshjeve pa fitore në kampionat, duke fituar në një triller ndaj Aston Villas 4-2 në udhëtim fundjavën që shkoi, duke rikthyer pozitën e parë në tabelë pas barazimit të Man Cityt ndaj Forest.

Leicester City ndërkohë u mposht me rezultat 3-0 si mysafir ndaj Manchester United ku ndodhet në pozitën e 14-të me 24 pikë.

Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Leicester City XI: Ward; Castagne, Souttar, Faes, Kristiansen; Dewsbury-Hall, Ndidi; Tete, Praet, Barnes; Iheanacho.

Arsenal XI: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Jorginho, Xhaka; Saka, Martinelli, Trossard.

Dueli fillon nga ora 16:00.

/GazetaSinjaliSport/