image Chelsea arrin marrëveshje me Leicesterin për Fofanan

Futboll

Chelsea arrin marrëveshje me Leicesterin për Fofanan

news image

Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për qendërmbrojtësin francez, Wesley Fofana.

Blutë tashmë e kishin bërë prioritet për një kohë të gjatë francezin për ta transferuar këtë verë, me skuadrën e Leicesterit që insistonte ta mbante atë për së paku edhe një sezon tjetër.

Rezistencës së ‘Dhelprave’ si duket i ka ardhur fundi dhe se ata tani përfundimisht janë dorëzuar për të mbajtur futbollistin e tyre.

Siç raporton TheAthletic, tashmë ka një marrëveshje mes dy klubeve për Fofanan.

Francezi do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare me londinezët.

/GazetaSinjaliSport/