image Leicester City kalon përsëri në epërsi me anë të Vardyt, ëndërrojnë Ligën e Kampionëve

Futboll

Leicester City kalon përsëri në epërsi me anë të Vardyt, ëndërrojnë Ligën e Kampionëve

news image

Kryendeshja e javës së 38-të në elitën e futbollit anglez është mes Leicester Cityt dhe Tottenhamit, shkruan Sinjali Sport.

“Dhelprat” janë duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 2-1.

Jamie Vardy e realizoi edhe golin e dytë për vendasit, pas atij të parit që e shënoi nga pika e bardh në pjesë të parë.

Harry Kane për mysafirët shënoi golin e 23-të personal për këtë sezon në Premierligë.

Duke e parë rezultatin në ndeshjen mes Aston Villa dhe Chelseat që është 2-0, skuadra e Rodgers ëndërron Ligën e Kampionëve. /Gazeta Sinjali Sporti/