image Leicester City dhe Tottenham përballen në derbin e javës së fundit në Premierligë

Futboll

Leicester City dhe Tottenham përballen në derbin e javës së fundit në Premierligë

news image

Kryendeshja e javës së 38-të në elitën e futbollit anglez është mes Leicester Cityt dhe Tottenhamit, shkruan Sinjali Sport.

“Dhelprat” janë nikoqire të londinezëve në ora 17:00, orar ku luhen të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Angli.

Skuadra e Rodgers deri në xhiron e kaluar e kishte të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, mirëpo humbja nga Chelsea e zbriti në pozitën e pestë dhe do kërkojë që njëra prej Liverpoolit apo Chelseat të lëshojë pikë, ku kjo të sigurojë plasmanin për në garën më prestigjioze në Evropë.

Në anën tjetër edhe Tottenhamit i duhet fitorja për të qëndruar në garë për pozitën që dërgon në Ligën e Evropës.

Ekipet më të cilat do të luajnë janë publikuar:

/Gazeta Sinjali Sporti/