image LDK zyrtarizon 8 kandidaturat për kryetarë të Komunave

Politikë

LDK zyrtarizon 8 kandidaturat për kryetarë të Komunave

news image

Kryesia e Lidhjes Demokratike ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt sot, në të cilën ka zyrtarizuar kandidatët e saj për kryetarë të tetë komunave të vendit, për zgjedhjet e tetorit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikatë për media, kjo parti ka njoftuar edhe zyrtarisht se kandidat për kryetar të Prishtinës do të jetë Përparim Rama.

Për ta rikthyer ish-bastionin e saj, Podujevën, LDK ka vendosur që të garojë me Ekrem Hysenin.

Për kryetar të Suharekës, kjo parti ka kandiduar Ardian Shalën.

Ndërkaq, LDK ka marrë vendim që të rikandidojë me kryetarët aktualë në Pejë, Lipjan, Fushë-Kosovë, Vushtrri dhe Viti.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, ky subjekt politik ka njoftuar se me kërkesë të kryetarëve aktualë të degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash. 

Ndërkohë, në Prizren dhe në Gjilan, LDK do të organizojë Konventa të Punës.

“Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në kumtesën e kësaj partie./Gazeta Sinjali/