image LDK: Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën

Politikë

LDK: Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas kalimit të propozimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për pagesën e energjisë elektrike për katër komunat veriore në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate, LDK ka thënë se Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën.

“Reagim i LDK-së ndaj propozimit mbi pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit Propozimi i sotëm i deputetëve të Vetëvendosjes në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti që KOSTT të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit tregon qartë që Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka thënë se Vetëvendosje sa ishte parti opozitare kishte kundërshtuar një veprim të tillë, porse, sipas tyre, tani që është në pushtet – janë tjetërsuar në tërësi.

Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte parti opozitare, për disa vite rresht e me plot ngulm kishte kundërshtuar një veprim të tillë. Madje, në kohën tonë të përbashkët opozitare, kishim bashkëorganizuar interpelancë ndaj qeverisë së PAN-it; e cila kishte nisur këtë praktikë. Tani që është në pushtet, veprimet kundërshtuese – të opozitës së dikurshme tani me pushtet absolut – duket se janë tjetërsuar në tërësi. Sërish, edhe një herë e për të satën herë në këtë fillim, premtimet e kauzat opozitare të tyre dalin të jenë mashtrim”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Më tej, LDK ka thënë se ky vazhdim pagese tregon se Qeveria nuk ka plan të qartë për dalje nga kjo situatë..

Pagesa prej 11 milionë eurove do të bëhet nga KOSTT. KOSTT është aset i qytetarëve të Kosovës; prandaj e njëjta bëhet nga xhepat e qytetarëve të Kosovës. Për më tepër, brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria Kurti do të obligohet që përmes rishikimit buxhetor të ia kthej këto mjete KOSTT-it. Pra, pavarësisht nëse sot paguan KOSTT e pas gjashtë muajsh paguan Qeveria, paratë dalin nga pasuria e qytetarëve të Kosovës.Ky vazhdim pagese tregon poashtu se Qeveria nuk ka plan të qartë për dalje nga kjo situatë”, thuhet në komunikatë.

Sëkëndejmi, LDK ka kritikuar edhe deklaratën e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një deklaratë ka thënë “Më mirë është të bëhet zgjidhje sot me mjete që ndahen prej KOSTT-it, se sa, pasi po doni politikë, të dërgohen forca policore e të na kthehen në arkivol, qysh na është kthyer Enver Zymberi”.

Sipas LDK-së, kjo deklaratë është ofenduese për të gjitha forcat në detyrë

Deklarata e shumicës se Qeveria dorëzohet para ligjshmërisë në Veri e frika e kthimit të “policëve në arkivol” është sa skandaloze aq edhe dorëzuese; mbi të gjitha është deklaratë ofenduese për të gjitha forcat në detyrë.Lidhja Demokratike e Kosovës do të vëzhgojë nga afër zotimet e deputetëve të Vetëvendosjes se brenda gjashtë muajsh Qeveria Kurti do të shtrijë autoritetin dhe kontrollin në katër komunat veriore duke siguruar që qytetarët atje do të paguajnë faturat e tyre të energjisë. LDK poashtu përkujton të gjithë qytetarët e Kosovës se pavarësia energjetike e Kosovës është mbyllur tashmë dhe se qeveria e re duhet me profesionalizëm të mirëmbaj këtë pavarësi”, përfundon komunikata e LDK-së. /Gazeta Sinjali/