Grupi i këshilltarëve dhe disa aktivistë të LDK-së në Gjilan, kanë listuar dështimet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.
Para objektit të kësaj komune, ata kanë shpalosur ngecjet e qeverisjes lokale, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tyre, në mesin e çështjeve ku besojnë se qeverisja komunale ka ngecur janë: Anulimi i lejës për ndërtimin e objektit të BIK-ut, asnjë leje ndërtimore për 177 ditë qeverisje, mosndarja e 50 mijë eurove për transportuesit në Gjilan, mosfunksionalizimi i byfesë së bibliotekës së qytetit, vendosja e kunjave në shesh të qytetit, shkollat pa rrymë etj.
Në nëntor të vitit të kaluar, Alban Hyseni është zgjedhur kryetar i komunës së Gjilanit, pas fitorës së tij kundër ish-kryetarit Lutfi Haziri.