image LDK me njoftim zyrtar pas takimit me VV-në: Ia kemi paraqitur ofertën tonë

Kosovë

Koalicion/ LDK me njoftim zyrtar pas takimit me VV-në: Ia kemi paraqitur ofertën tonë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas takimit të fundit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Partia e Isa Mustafës ka thënë se partneri i mundshëm i koalicionit e ka të qartë ofertën e LDK-së.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, ka shkruar LDK në Facebook.

Në anën tjetër pak më herët, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se bisedimet mes LDK-së dhe VV-së janë duke u zhvilluar më intensive se kurrë.

Ai ka thënë se ka opsione të reja në tavolinë dhe lëvizje të reja, por ka thënë se nuk ka ende marrëveshje.

“Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, ka shkruar ai në Facebook.