Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar qeverinë aktuale për menaxhim të keq të pandemisë si dhe sa i përket ballafaqimit me Serbinë.
“I takon qeverisë së Kosovës të negociojë me palën tjetër dhe të sigurojë sepse ju iu referuat edhe çështjes specifike që të arrihet një zgjidhje që të çojë në identifikimin e personave të cilat janë ende të zhdukur, ose mbetjet e tyre janë ende të zhdukura dhe familjet e tyre duhet të dinë se ku janë”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi për KP.
“Për ne është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse me Serbinë që do të çojë në njohjen e ndërsjellët të dy vendeve në kufijtë aktualë dhe t’i adresojë çështjet e tjera me rëndësi siç ishte kjo e personave të zhdukur”.
Mjekiqi ka vijuar që ta kritikojë qeverinë edhe për menaxhim të pandemisë, duke e quajtur të paaftë por edhe të papërgjegjshme pasi ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të kandidojë për kryetar të Prishtinës.
“Kur i shohim numrat dhe kur i shohim rastet e vdekjes fatkeqësisht që kanë ndodhur si pasojë e menaxhimit jo të mirë të qeverisë, nuk mund të themi se ka bërë një punë të mirë. Ajo që e thashë pak më parë se qeveria nuk e ka aftësinë për të menaxhuar me disa punë të njëjtën kohë, përfshirë edhe këtë të pandemisë. Ne kemi një ministër i cili përveç punës së dobët dhe keqmenaxhimit të pandemisë tash planifikon të kandidojë për kryetar komune, në një situatë që nuk është periudha më e mirë për ta bërë një gjë të tillë”, shton ajo.
Mjekiqi njashtu ka folur edhe për zgjedhjet lokale, dukke thënë që nuk është ide e mirë që të shtyhen zgjedhjet, duke i përmendur ato të përgjithshme që u mbajtën më 14 shkurt, e për të cilat tha se u organizuan në masa adekuate.
“Është mjaft me rëndësi që zgjedhjet të mbahen. Ne e kemi një cikël të rregullt të zgjedhjeve të paktën në nivelin lokal, pasi në nivelin nacional mesatarisht kemi zgjedhje çdo tri vjet. Është me rëndësi të mbahen sepse ky është një prej mekanizmave kryesorë që qytetarët i mbajnë në llogari përfaqësuesit e tyre, aq më tepër në nivel lokal. E kemi pasur rastin në fillim të vitit ku zgjedhjet po ashtu janë mbajtur në një situatë pak a shumë të ngjashme dhe me masa adekuate për të siguruar një proces të mirë dhe që menaxhohet lehtë”, ka shtuar ajo.