image LDK: Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë, çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?

Politikë

LDK: Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë, çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?

news image

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se Kosova po rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët.

Sipas saj, derisa para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani thotë se po zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’.

Halimi përmes një shkrimi në Favebook ka thënë se pushteti duhet të dëshmojë se si Kosova erdhi deri në këtë moment, kur kërkesa për njohje qenka dëm për vendin.

“Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?

Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, shkroi ajo.

Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë…

Posted by Sibel Halimi on Saturday, January 14, 2023

/GazetaSinjali/