image LDK-ja kërkon rinumërim të votave të pavlefshme: Janë 5% e totalit

Kosovë

Rezultati/ LDK-ja kërkon rinumërim të votave të pavlefshme: Janë 5% e totalit

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të numërohen edhe njëherë votat e pavlefshme në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura të dielen.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Sinjali se kanë kërkuar rinumërimin e të gjitha votave të pavlefshme, që përbërjnë 5% të totalit.

“Kemi kërku rinumërimin e 42 mijë votave të pavlefshme. Vetëm të votave të pavlefshme, 5% të totalit të votave”, ka thënë Mustafa.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, 40.368 është numri i fletëvotimeve të pavlefshme, derisa janë numëruar 98,74% të votave të vlefshme.

LDK vazhdon të qëndrojë e dyta në renditje me 24.82% të votave, pas LVV-së që prinë me 25.54%. /Gazeta Sinjali/