image LDK dhe VV pritet të takohen për ta diskutuar çështjen e taksës dhe reciprocitetit

Kosovë

Dialog/ LDK dhe VV pritet të takohen për ta diskutuar çështjen e taksës dhe reciprocitetit

news image

Vjosa Osmani, përfaqësuesja e koalicionit qeverisës, ka folur sot për taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria Haradinaj ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas mbledhjes së kryesisë, Osmani thotë se për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, LDK dhe VV do të bisedojnë këto ditë, ku do të takohen për t’u koordinuar.

“Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor”, thotë Osmani.

Osmani potencon se është duke u përgjigjur si partnere në koalicion dhe jo në emër të kuvendit.

“Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam potencuar edhe më herët këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në  koalicion”, tha ajo./Gazeta Sinjali/