image LDK dhe Vetëvendosje takohen sot, çfarë do të diskutojnë?

Kosovë

Koalicion/ LDK dhe Vetëvendosje takohen sot, çfarë do të diskutojnë?

news image

Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të takohen gjatë ditës së sotme për tu koordinuar për një marrëveshje qeverisëse pasi VV doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Siç ka njoftuar së fundi Vetëvendosje, takimi do të fillojë në orën 15:00 në zyrën e LDK-së.

Të dyja partitë thanë herën e fundit kur u takuan, se grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Albin Kurtit nga LVV dhe Vjosa Osmanit nga LDK.

Gjatë takimit të fundit është bërë e ditur se këtë javë do të takohen dy grupet punuese të partive politike gjatë kësaj jave çdo dy ditë.

Ndërkohë, marrëveshjen përfundimtare do ta nënshkruajnë dy liderët e partive politike Albin Kurti dhe Isa Mustafa të cilët do të vendosin për emërimin e ministrave dhe zv/ministrave./Gazeta Sinjali/