Ka përfunduar derbi i skuadrave nga kryeqyteti i Italisë, transmeton Sinjali Sport.
Lazio si nikoqire në “Olimpico” triumfoi përball Romës me rezultat të ngushtë 3-2.
I Biancocelesti ishte më e mirë në derbin e qytetit që nga fillimi, kur filluan të shënojnë me anë të Milinkovic Savic.
Shqiponjat shtuan epërsinë me anë të spanjollit, Pedro Rodriguez.
Mirëpo, Roger Ibanez e ngushtoi avantazhin e vendasve me golin e asistuar nga Veretout.
Pjesa e dytë nisi si ajo e para, ku përsëri vendasit realizuan të parët me Felipe Anderson, kurse Jordan Veretout realizoi për Giallorossin një tjetër gol që e ngushtoi epërsinë, por duke qenë e tëra kjo.
Ky triumf e gjen Lazion në pozitën e gjashtë me 11 pikë, kurse Roma me 12 poena ka pozitën e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/