image Lazio 2-1 Parma: Nota e Muriqit, Strakoshës dhe të tjerëve

Futboll

Lazio 2-1 Parma: Nota e Muriqit, Strakoshës dhe të tjerëve

news image

Lazio është skuadra e fundit që ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, shkruan Sporti në Sinjali.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka shënuar fitore ndaj Parmas, duke i eliminuar këta të fundit nga kjo garë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Olimpico’ të Romës ka përfunduar me rezultatin 2-1.

Për fitoren e vendasve shënuan Marco Parolo dhe Simone Colombi (autogol), teksa për mysafirët realizator ishte Valentin Mihaila.

Vlen të theksohet se Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha ishin titullarë te Lazio në këtë ndeshje dhe zhvilluan tërë ndeshjen. Madje, sulmuesi i Kosovës ka meritat e tij te autogoli i Colombit, pasi autogoli erdhi pas një goditje me kokë të Muriqit.

https://twitter.com/DrdFootyMedia/status/1352377160154177551?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1352377160154177551%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Ffale-vedat-muriqit-lazio-kalon-ne-cerekfinale-te-kupes-se-italise%2F

‘SofaScore’ ka publikuar vlerësimet e lojtarëve për këtë ndeshje. Thomas Strakosha u vlerësua me notën 6.8, kurse Vedat Muriqi me 6.5.

Notat e lojtarëve të Lazios.

/Sporti në Sinjali/.