image Lavrovit i del punë prapë me Kosovën, propagandon kundër shpalljes së pavarësisë

Botë

Lavrovit i del punë prapë me Kosovën, propagandon kundër shpalljes së pavarësisë

news image

Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë ka vazhduar me propagandën e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

“Argumenti i tij” është se me pavarësinë e Kosovës “është shkelur e drejta ndërkombëtare”, përkundër se në vitin 2009 Gjykata Ndërkombëtare e ka bërë të qartë se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij ‘perëndimi po shkon kundër historisë”, thotë se “po e duan dominimin”.

“Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, ka thënë ai për televizionin rus “Zvezda”. E për Krimenë thotë se duhet të njihet si zonë jashtë Ukrainës, pasi imagjinon se është në të drejtën ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/