Futbollisti i Interit, Lautaro Martinez ka një periudhë të gjatë pa realizuar gol në “Champions League”.
Argjentinasi po shkëlqen në Serie A, megjithatë një gjë të tillë nuk po e bënë edhe në Ligën e Kampionëve.
Martinez nuk ka realizuar gol në Ligën e Kampionëve që pothuajse 2 vjet.
Goli i fundit i sulmuesit në këtë kompeticion ishte më 8 nëntor 2019 ndaj Borussia Dortmund.
Sonte Interi përballet me Sheriff Tiraspolin dhe duket një mundësi e mirë që argjentinasi të shënojë gol pas një kohe të gjatë.
‘Nerazzurët’, kanë nevojë për tre pikë në mënyrë që të mbeten në garë për kualifikim tutje. /Gazeta Sinjali Sporti/