Tabela e vendosur në hyrje të Zubin Potokut, ku shkruhej se është pjesë e Republikës së Serbisë është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Të dashur qytetarë. Tabela në Zubin Potok, për të cilën është raportuar dje në media, është hequr mbrëmë nga organet e zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës“, ka shkruar ai në Facebook.
Dje në media është raportuar se në hyrje të Zubin Potokut nga drejtimi i pikës kufitare në Bërnjak është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Serbisë- Kosova dhe Metohija”./Gazeta Sinjali/