Disa prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sot në orën 17:00 do të organizojnë protestën e radhës në sheshin e Prishtinës.
Disa persona në mënyrë të organizuar kanë larguar fotografitë e Agon Musliut, djaloshit nga Gjilani i cili u vra në rrethana të dyshimta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, gjatë kohës sa ishte në karantinë.
Fotografitë e tashmë të ndjerit ishin vendosur pikërisht nëpër pikat e kuqe që aktivistë të VV-së i kishin shënjuar për të testuar nëse mund të organizohet protestë në kohë pandemie.
Familja e Agon Musliut ndërkohë kanë bërë përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, ushtruesin e postit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlën dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për atë që i kishte ndodhur me djalin e tyre në qendrën e studentëve./ Gazeta Sinjali/